Java vazhdon me vransira, shira dhe stuhi, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 22 Shtator 2020 – në rajonet veriperëndimore gradualisht do të shënohen shira lokale, kryesisht në pjesën veriore të detit Jon dhe në Epir, ku më vonë do të ketë dhe stuhi të izoluara. Në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me vransira të përkohshme në rajonet kontinentale lindore, Ciklade dhe në Kretë, ndërsa dukshmëria në mëngjes do të jetë lokalisht e kufizuar në rajonet perëndimore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në pjesën lindore deri në 6 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 2 deri në 4 ballë, ndërsa pasdite në pjesën veriore të detit Jon, lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 16°C deri në 29°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 16°C deri në 28°C.