Java vazhdon me vransira dhe stuhi, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 23 Shtator 2020 – në rajonet perëndimore priten shira dhe stuhi sporadike, ka mundësi të forta fillimisht në pjesën veriore të detit Jon dhe në mbrëmje në të gjithë detin Jon. Në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, por në rajonet kontinentale ka mundësi të shënohen shira lokale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në pjesën veriore të Egjeut lindor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë, ndërsa në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor dhe valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë, ndërsa në detin Jon, lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 18°C deri në 29°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 17°C deri në 28°C.