Java vazhdon me shira lokale dhe stuhi, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 24 Shtator 2020 – në rajonet perëndimore priten shira lokale dhe stuhi, të cilat gradualisht do të ndalojnë. Në rajonet e tjera të vendit, do të ketë shira sporadike dhe stuhi të izoluara, kryesisht në rajonet kontinentale në mesditë e pasdite. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mbrëmje, kryesisht në rajonet perëndimore, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore lokalisht deri në 6 ballë.

Era në pjesën veriore të Egjeut lindor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe më vonë në drejtimin jugor deri në 5 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor dhe valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite gradualisht në drejtimin perëndimor e veriperëndimor.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 16°C deri në 30°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 16°C deri në 28°C.