Java përfundon me stuhi dhe lagështirë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 25 Shtator 2020 – moti në përgjithësi do të jetë i mirë. Shira lokale do të ketë pas mesditës në rajonet veriperëndimore, ku në mbrëmje do të shënohen stuhi të izoluara. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, kryesisht në rajonet perëndimore, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të vogël në ishujt e detit Jon dhe në rajonet kontinentale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe pasdite në drejtimin jugperëndimor me të njëjtin intensitet.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe gradualisht në drejtimin jugor 4 deri në 5 ballë, ndërsa në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19°C deri në 31°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 17°C deri në 28°C.