Java fillon me stuhi, breshër dhe erë të fortë në drejtimin lindor, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 10 Tetor 2020 – parashikohet përkeqësimi i motit, duke filluar pasdite në rajonet perëndimore, me shira të forta dhe stuhi, të cilat do të shoqërohen lokalisht edhe me breshër. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes dhe ka mundësi që lokalisht të ketë mjegull.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin jugor 5 deri në 6 ballë e në mbrëmje deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë. Në pjesën veriore në mesditë do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor 6 deri në 7 ballë dhe në mbrëmje deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe pasdite 6 deri në 7 ballë dhe në ishujt e detit Jon deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 13°C deri në 26°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 14°C deri në 25°C.