Komiteti i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare ka votuar në parim projektligjin «Përcaktimi i zgjerimit të zonës bregdetare në rajonin e detit Jon dhe ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro të Peloponezit».

Opozia deklaron se do të votoj «Po» mbi parimin e projekt-ligjit, me përjashtim të partisë Komuniste greke (KKE) që do të deklarojë «e pranishme».

«Greqia ushtron të drejtën e sovranitetit. E ushtron atë në detin Jon deri në Taínaro. E them këtë në mënyrë që të dëgjohet brenda në parlament por kryesisht jashtë parlamentit, se Greqia ka absolutisht të drejtën e saj për zgjerimin e ujërave territoriale të saj dhe të ushtroj të drejtat e sovranitetit kombëtar».

Nikos Dendias përsëriti se «faza tjetër do të ketë të bëjë me rajonin në jug të Kretës dhe për këtë bëhen studimet përkatëse».

Gjithashtu theksoi «kjo nuk do të thotë që Greqia nuk ka të drejtën absolute për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milie dhe në detin Egje».

Ministri i Jashtëm karakterizoi të rëndësishëm dhe qëndrimin e ministrit të Jashtëm rus gjatë vizitës së tij në Athinë, i cili «bëri shumë të qartë pozicionin e vendit të tij në lidhje me të drejtën e sovranitetit të Greqisë».

«Sot ishte një ditë e shkëlqyer për Parlamentin grek. Një ditë uniteti, solidariteti, mirëkuptimi dhe konsensusi kombëtar. Një nga shanset e rralla që jepen në jetën e një deputeti, e një ministri. Jam shumë i mallëngjyer, ju falënderoj përzemësisht për qëndrimin tuaj që i shërben interesit kombëtar» tha shefi i diplomacisë greke.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias po viziton sot Italinë dhe Portugalinë, ku do të takohet me homologët e tij Luigi di Maio dhe Augusto Santos Silva, me të cilët do të diskutojë për çështje me interes dypalësh dhe evropian.