Dr.Theophilos Rozenberg vdiq dje, pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Theophilos Rozenberg ishte profesor në Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Athinës dhe në periudhën e qeverisjes së vendit nga SYRIZA ishte kryetar i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KEELPNO), tashmë Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Për shumë vjet punoi në Spitalin shtetëror Laïkó.

Ishte themeluesi i organizatës jo qeveritare «Mjekë të Botës» dhe kryetar i saj për shumë vjet, me një përvojë të rëndësishme në shumë misione, për të dhënë ndihmën mjekësore në vendet e botës së tretë ose në trajtimin e krizave të mëdha humanitare.