Ministria e Jashtme njoftoi rinisjen e kontakteve eksploruese me Turqinë, disa orë pas ftesës përkatëse nga pala turke.Siç u bë e njohur, raundi i parë i 61-të i bisedimeve do të zhvillohet në Konstantinoúpoli, më 25 Janar.

Pas ftesës zyrtare nga Ankaraja ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu i bëri thirrje Greqisë të rifillojnë kontaktet në muajin Janar si një veprim «i dëshirës së mirë», pasi Turqia është në pozitë të vështirë përballë Bashkimit Evropian.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin portugez, u përgjigj se «erdhi momenti të ndalojnë lojrat, të caktojmë një datë dhe të fillojmë kontaktet.Do të jetë një hap i parë pozitiv».

Kryeministri tha se Greqia do të shkojë në kontaktet me Turqinë kur të përcaktohet data,duke ndjekur udhëzimet që ka dhënë Këshilli Evropian dhe të bëjmë përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare në Egje dhe Mesdheun lindor.

«Këshilli Evropian theksoi se në këtë politikë kërkohet konsekuencë dhe vazhdimësi dhe mendoj se kjo është ajo që do të gjykohet nga raporti i z.Borel, që do të paraqitet në Mars», tha z.Mitsotakis.

Rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Turqisë në përgjithësi për Bashkimin Evropian theksoi përfaqësuesi i Komisionit kompetent për Çështje të Jashtme, Peter Stano.