Në Athinë zhvillohet sot takimi trepalësh i Greqisë, Qipros, Izraelit në nivelin e Ministrave të Jashtëm.

Në fokusin e këtij takimi janë zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme si dhe forcimi i bashkëpunimit të tre vendeve në fusha të tilla si ekonomia dhe energjia.

Në kuadrin e takimit, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të ketë bisedime me homologët e tij Níko Christodoulídi dhe Gabi Ashkenazy. Pas përfundimit të bisedimeve, do të vijojnë deklaratat e tyre në një konferencë për shtyp.