Athina do të jetë selia e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Cilësinë e Kujdesit Shëndetësor dhe Sigurinë e Pacientit. Këtë njoftuan Ministri i Shëndetësisë, Vasílis Kikílias dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, pas takimit të tyre në Kopenhagë.

Vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetit – siç thekson Ministria e Shëndetësisë – u mbështet në një numër faktorësh,si promovimi i Greqisë në protagoniste, pasi ka treguar rezistencë ndaj sfidave aktuale shëndetësore të pandemisë COVID-19, menaxhimin e suksesshëm në zbatimin e ligjit kundër pirjes së duhanit por dhe karakteristikat e veçanta të vendit tonë, siç janë ushqimi mesdhetar dhe rekordi i jetëgjatësisë në disa rajone, të cilat mund të jenë një shembull i përsosur për përmirësimin e cilësisë së jetës në Evropë.

Zyra e re e OBSH-së do t’u shërbejë nevojave të vendeve evropiane,kryesisht në sigurimin e ndihmës teknike, mbështetjes dhe udhëheqjes në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë së pacientit.

Qëllimi i Hans Kluge dhe Vasílis Kikílias është funksionimi i Zyrës në muajt e ardhshëm dhe për pesë vitet e ardhshme.