Greqia dhe Shqipëria gjatë takimit të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias me kryeministrin e vendit fqinj, Edi Rama arritën në marrëveshje, për të çuar çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha: «Pasi kemi shqyrtuar në detaje çështjen, ramë dakord që Greqia dhe Shqipëria së bashku duhet të paraqesin këtë çështje në drejtësinë ndërkombëtare, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë».

«Kjo marrëveshje bazohet në devotshmërinë e të dy vendeve për drejtësinë ndërkombëtare dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve», tha z.Dendias.

«Ne kemi rënë dakord për çështjen e zonave detare, që do të trajtohen në instancat ndërkombëtare», tha kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë deklaratave të përbashkëta.

Z.Rama duke u referuar në marrëdhëniet dypalëshe, tha se sot ato janë më të mira se kurrë dhe karakterizoi Greqinë si një partner strategjik të Shqipërisë dhe një vend të çmueshëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.