Postën ushtarake në Kastaniés të Évros vizitojnë sot ministri i Jashtëm, Nikos Dendias dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borel.

Vizita e sotme e tyre është një vazhdim i vizitës së përbashkët, që kishin bërë në 3 Mars në Kastanies, kryeministri Kyriako Mitsotaki së bashku me krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian (presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli).

Të gjitha palët në atë kohë kishin theksuar se kufijtë e Greqisë janë gjithashtu dhe kufij të BE-së, mbrojtja e kufijve të Greqisë është dhe mbrojtje e kufijve të BE-së, prandaj është e nevojshme ndihma dhe solidariteti evropian për vendin tonë.

Bisedimet që do të kenë ministri i Jashtëm grek Níkos Déndias me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borel do të përqëndrohen në marrëdhëniet euro-turke, kryesisht në përshkallëzimin e veprimeve të paligjshme turke kundrejt BE-së, duke përfshirë shkeljen e të drejtave sovrane të Greqisë dhe shfrytëzimin e çështjes së emigracionit në interes të saj.

Kreu i diplomacisë evropiane Joseph Borel në pasdite do të takohet me kryeministrin Kyriáko Mitsotáki dhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Níko Panagiotópoulo.