Filloi sot dita e dytë e diskutimit në Parlament për dhënien e votëbesimit qeverisë.

Votimi pritet të zvillohet në mesnatë, ndërsa fjalimet e djeshme të kryetarëve të partive politike u zhvilluan në një ton veçanërisht të lartë.

Kryeministri Aleksis Tsipras duke hapur diskutimin në Parlament, kërkoi «zgjidhje të pastra» dhe u bëri thirrje deputetëve të tregojnë një «qëndrim përgjegjës».

Z.Tsipra foli për një panik dhe konfuzion të Demokracisë së Re, për shkak të strategjisë së saj, duke theksuar se nuk guxoi të paraqesë një propozim mosbesimi të saj dhe vë në dyshim propozimin e pastër dhe të ndershëm të tij për dhënien e votëbesimit qeverisë.

Kreu i qeverisë i kërkoi kryetarit të Demokracisë së Re, të jetë më i kujdesshëm kur flet për «dezertime» për shkak të traditës së tij familjare.

Gjithashtu, tha se bëhen shumë sulme, kërcënime, shantazhe dhe terrorizmi i deputetëve, që shprehin synimin e tyre për të bërë detyrën e tyre patriotike dhe për të votuar sipas ndërgjegjes së tyre.

Për kryetarin e Grekëve të Pavarur, Pános Kamménos tha se nuk pajtohet me vendimin e tij që të largohet nga qeveria, por respekton qëndrimin e tij.

Nga ana e tij, kryetari i Demokracisë së Re Kyriákos Mitsotákis, tha se largimi i z.Kamméno nga qeveria është padyshim figurativ dhe trajtimet në çështje të ndryshme janë të paracaktuara.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se i dha shkupianëve identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, të cilat nuk ishin pjesë e linjës kombëtare në çështjen e emrit të vendit fqinjë.

«Kushdo që do të japë votëbesimi qeverisë, voton «Po» dhe për Marrëveshjen e Prespës», vuri në dukje z.Mitsotákis.