Në parlament fillojnë sot procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes – e cila u paraqit në datën 19 Janar në parlament – dhe detajet e procedurës për diskutimin e saj, pritet të sqarohen në Konferencën e kryetarëve të komisioneve të parlamentit, që do të zhvillohet sot në mesditë.

Ndërkohë, sot në orën 17:00 pasdite do të mblidhet Komiteti i Përhershëm për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes i Parlamentit, për përpunimin dhe shqyrtimin e projektligjit në fjalë.

Marrëveshja pritet të votohet deri në datën 25 Janar dhe siç duket, deri tani formohet shumica e duhur për ratifikimin e saj me më shumë se 151 vota.

Përveç 145 deputetëve të SYRIZA-s, në favor të marrëveshjes janë deputetë të POTAMI-t, Grekëve të Pavaraur (ANEL) si dhe deputetë të pavarur.