Në fazën përfundimtare ndodhet projektligji për mbrojtjen e shtëpisë së parë, pasi objektivi është që ai të paraqitet këtë javë në Parlament.

Ky projektligj do të hyjë në fuqi dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive prej datës 1 mars 2019 dhe i përket atyre që kanë borxh deri në 130.00 euro – vlera objektive e shtëpisë deri në 250.000 euro – dhe me datë të shlyerjes deri në 31 Dhjetor të vitit 2018.

Ministri i Shtetit, Alékos Flampouráris gjatë fjalimit të tij në Forumin e 4-të Ekonomik që u zhvillua në Delphi, theksoi se qeveria gjeti një zgjidhje të drejtë, « e cila mbron dhe banesën publike dhe bankat i financon, në mënyrë që kreditë e kuqe të reduktohen».

Duhet të «kurojmë» problemin e kredive të kuqe dhe ne po bëjmë përpjekje të suksesshme, për të trajtuar një pjesë të kredive të kuqe, ato që kanë si garanci shtëpinë e parë, shtoi Flambouráris.