Qytetarët grek respektuan që në ditën e parë masat e zbatimit të kufizimit të rreptë të lëvizjeve për parandalimin e transmetimit të koronavirusit.

Shumica e tyre ishin të pajisur me dokumentat e posaçme dhe mjaft përdorën deklarata të improvizuara në letër të bardhë derisa të informohen përkatësisht.

Policia të hënën 23 mars dita e parë që filluan masat e zbatimit bëri kontrolle në shumë pika të rrjetit rrugor në të gjithë vendin dhe njëkohësisht jepte vetëm rekomandime.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile, Leftéris Oikonómou theksoi se masat merren me qëllim për të kufizuar lëvizjet e panevojshme dhe autoritetet policore i interpretojnë racionale dhe japin zgjidhjen e duhur për çdo rast..Gjithashtu theksoi se «nuk duam të ndalojmë procesin e prodhimit dhe jetën në vend».