Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi të Enjten 24 Shtator se në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 9 vdekje dhe 342 raste të reja me covid-19.

Numri total i rasteve të infektuar nga koronavirusi është 16.627, nga të cilat 2.726 (16,4%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtim nga jashtë dhe 6.915 (41.6%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të konfirmuar.

68 pacientë janë shtruar në spital në gjëndje të rëndë. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç dhe 86.8% prej tyre ka një sëmundje kronike ose mbi 70 vjeç, ndërsa 192 kanë dalë nga spitali.

Gjithashtu, numri i viktimave të koronavirusit në të gjithë vendin ka shkuar në 366, ndërsa mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën ishte mbi 78 vjeç dhe 97.0% kishin një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.