Athina konsideron si një veprim pozitiv vendimin e Turqisë, për të ndaluar kërkimet për hidrokarbure në Egjeun lindor.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se Ankaraja është e gatshme për një dialog konstruktiv me Athinën.

Megjithahtë, forcat greke vazhdojnë të jenë në gatishmëri.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stélios Pétsas deklaroi përsëri, se përcaktimi i zonave detare është ndryshimi ynë i vetëm.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm grek Níkos Déndias përsëriti qëndrimin e qartë të Athinës, se cilido shantazh i Turqisë nuk do të kalojë, duke venë në dukje se Greqia nuk bisedon nën regjimin e presioneve.