Situata aktuale në Libi dhe ecuria e përpjekjeve për paqe dhe një zgjidhje politike u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që organizoi Presidenca gjermane e Këshillit.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, siç shkruan në një deklarate të tij me shkrim, theksoi nevojën e përfundimit të menjëhershëm të ndërhyrjeve të huaja në Libi dhe respektimin e embargos së armëve. Dy parametra që nxisin konfliktin dhe kanë si rezultat shkaktimin e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në vend dhe rajonin e gjerë.

Greqia mbështet aktivisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe kthimin e palëve ndërluftuese në negociata, për arritjen e një zgjidhjeje politike.

Qëllimi i vendit tonë është, siç vë në dukje ai në deklaratën e tij, paqja në Libi dhe konsolidimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor.