Ministria e Shëndetësisë në informimin zyrtar për koronavirusin në Greqi njoftoi në pasdite se janë evidentuar 21 raste të reja me covid-19 në vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirusi tashmë është 2.873. Nga këto, 612 (21.3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me një udhëtim nga jashtë dhe 1.446 (50,3%) janë të infektuar me covid-19 brenda vendit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,në 24 orët e fundit vdiq dhe 1 tjetër pacient për shkak të koronavirusit, dhe si rezultat numri i viktimave tashmë është 169. Mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën ishte 76 vjeç dhe 94,1% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

Gjithashtu, 19 pacientë me një moshë mesatare 72 vjeç kurohen në reanimacion në gjëndje të rëndë dhe 89,5% prej tyre ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç, ndërsa 98 pacientë dolën nga spitali.

Në Greqi deri më sot janë kryer gjithsej 147,958 teste.