Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), Ángel Gurría në deklaratat e tij në gazetën «TA NEA» thekson se Greqia ka shënuar një rritje të konsiderueshme ekonomike dhe tashmë vendos si prioritet produktivitetin, i cili përfshin investimet, por dhe aftësitë .

«Greqia ka stabilizuar financat e saj publike dhe është përgjigjur në kërkesat e institucioneve, pra kuptohet që vendi shkon në drejtimin e duhur. Por ka sfida, të cilat mund të jenë të njëjta në shumë shtete, por në një nivel të madh kanë lidhje me Greqinë», shtoi z.Gurria.