Më 15 janar 2021 përfundon afati i aplikimeve për pjesëmarrje në Olimpiadën Ekonomike, një konkurs ndërkombëtar i njohurive ekonomike për nxënës të shkollave të mesme, i cili nga ky vit do të pranoj pjesëmarrje dhe nga shkollat greke jashtë vendit.

Këtë e bënë të ditur Sekretariati i Përgjithshëm i Diplomacisë Publike dhe i grekëve të Diasporës në Ministrinë e Jashtme si dhe Qendra e Studimeve Liberale – Markos Dragoumis (KEFIM), duke njoftuar kështu bashkëpunimin e tyre për zhvillimin e Olimpiadës Ekonomike.

Qëllimi i Olimpiadës Ekonomike, siç thuhet në një deklaratë të Sekretariatit të Përgjithshëm, është promovimi i alfabetizmit ekonomik ndërmjet të rinjve dhe të rejave. Për herë të parë, siç vihet në dukje në të njëtin njoftim, pas një propozimi të Sekretarit të Përgjithshëm të Diplomacisë Publike dhe Helenizmit të Diasporës, Gianni Chrysoulaki do të kenë mundësinë të marrin pjesë dhe shkollat greke nga e gjithë bota.

Kjo iniciativë arsimore ambicionon të kontribuojë në përgatitjen sa më të mirë të rinisë në menaxhimin e çështjeve financiare personale, konceptimin e funksionimit të ekonomisë globale dhe përgatitjen për një kontribut efektiv dhe informues në çështjet publike.

Programi i detajuar i konkursit të këtij viti ndodhet në: https://oikonomikiolympiada.gr/ programma-oikonomikis-olympiadas.

Më tepër informacione në lidhje me organizimin e Olimpiadës Ekonomike të këtij viti gjenden në faqen e internetit të Olimpiadës Ekonomike Greke: https://oikonomikiolympiada.gr/