Anija kërkimore Oruç Reis u kthye në portin e Antalias, në bregdetin jugor të Turqisë, sot në mëngjes (30 Nëntor), pas pothuajse një muaji kërkimesh të paligjshme.

Nga data 12 Tetor anija turke lundronte në shelfin kontinental grek, duke kryer kërkime, siç thonë mediat turke.

Me vëmëndjen të përqëndruar në Samitin e Lartë të BE-së dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj saj, Ankaraja nuk rinovoi Navtex-in e paligjshëm, afati i të cilit përfundonte në datën 29 Nëntor.