Një diskutim për Greqinë dhe borxhin grek që ka si temë «Situatën makroekonomike në Greqi, reformat strukturore dhe ndikimi i tyre, si dhe perspektivat për negociatat e ardhshme në kuadër të Programit» do të zhvillohet sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

«Pas shtatë viteve të një kursimi të ashpër dhe recesionit shumë të madh, Greqia ka nevojë më në fund për rritjen ekonomike dhe një mjedis të qëndrueshëm makroekonomik. Është koha të braktisen masat shtrënguese neoliberale dhe të forcohen masat e zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe forcimit të shtetit social», deklaroi zëvendës kryetari i Parlamentit Evropian dhe kreu i Eurogrupit të SYRIZA-s, Dimítris Papadimúlis në lidhje me mbledhjen e sotme.

«Insistimi dogmatik i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble për masa më të shumta shtrënguese të njëanshme dhe referimi për lehtësimin e borxhit grek për një kohë të pacaktuar, nuk mund të pranohet», tha z.Papadimúlis, duke theksuar se «ne pretendojmë përfundimin e debatit në lidhje me lehtësimin e borxhit grek dhe specializimin e atyre që u vendosën në mbledhjen e Eurogrupit, në Maj të vitit 2016 deri në fund të vitit.