Rezoluta veçanërisht e rëndësishme e Parlamentit Evropian dërgon një mesazh të qartë për udhëheqësit e BE-së, që në Këshillin Evropian të 11 Dhjetorit pritet të marrin vendime kundër provokimit turk.

Deputetët e Parlamentit Evropian, me një shumicë votash dhe konkretisht 631, votuan për vendosjen e sanksioneve të rrepta ndaj Turqisë, duke miratuar një amendament që paraqitën përfaqësuesit e Greqisë dhe të Qipros.

Parlamenti Evropian në rezolutën e tij denoncon «veprimet e paligjshme dhe të njëanshme ushtarake turke në Mesdheun Lindor të cilat shkelin sovranitetin e shteteve -anëtare të BE-së, Greqisë dhe Qipros» dhe shpreh shqetësimin e tij se «marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë janë në nivel të ulët, pasi Turqia largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane».