Parlamenti konfirmoi besimin e tij për qeverinë gjatë procedurës së votimit me emër, që u zhvillua dje në kuadrin e kërkesës së kryeministrit Aleksi Tsipra për dhënien e votëbesimit qeverisë.

145 deputetë të SYRIZA-s si dhe deputetët Élena Kountourá, Katerína Papakósta, Vasílis Kókkalis, Spýros Danéllis, Thanási Papachristópoulos dhe Kóstas Zouráris votuan «PO » për dhënien e votëbesimit qeverisë dhe «JO » votuan partitë e οpozitës.

Pas njoftimit të rezultatit të votimit, kryeministri Aleksis Tsipras deklaroi se Parlamenti dha votëbesimi për stabilitetin dhe përpjekjen për rifitimin e besueshmërisë ndërkombëtare të vendit.

Kreu i qeverisë kritikoi kryetarin e Demokracisë së Re, Kyriáko Mitsotáki për mënyrën se si trajton çështjen e problemit të vendit fqinjë, duke thënë se u shkatërruan plotësisht dhe krejtësisht pretekstet që paraqiti ai, për tu fshehur nga përgjegjësia historike dhe e ftoi atë në një debat për çështjen e Shkupit, në cilido televizion (madje dhe në televizionin SKAI).

Z.Tsipras njoftoi se ministria e Jashtme ka marrë nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë notën verbale për përfundimin e veprimeve të saj për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Në të jepen sqarime të dobishme, pasi siç tha ai, termi nationality i referohet vetëm shtetësisë dhe nuk përcakton e as paragjykon çështjen e kombësisë dhe gjuha e fqinjëve tanë i përket grupit të gjuhëve sllave të Jugut.