Nevojën e trajtimit të çështjes së refugjatëve dhe të emigracionit ilegal në aspektin e Kulturës Evropiane, pa frikë dhe me synim mbrojtjen e Njeriut, theksoi Presidenti i Republikës, Prokópis Pavlópulos gjatë takimit që kishte dje në mbrëmje në Pallatin Presidencial me ministrin e Brendshëm të Maltës Carmelo Abela.

Kreu i shtetit rikujtoi se Greqia dhe Malta kanë luajtur rolin kryesor, që në vitin 2008 të formohet baza e Politikës së Emigracionit dhe Refugjatëve e BE-së, Pakti për Emigracionin dhe Azilin dhe theksoi se përsëri Greqia dhe Malta, Malta dhe Greqia mund të luajnë rolin kryesor.

Nga ana e tij ministri i Brendshëm i Maltës, Carmelo Abela theksoi se në kuadër të përgatitjeve të Maltës për presidencën e radhës në BE, ka filluar një seri vizitash me homologët e tij në vende të ndryshme të BE-së, për Emigracionin, Sigurinë dhe Luftimin e Terrorizmit dhe ka konfirmuar angazhimin e vendit të tij se do t’i japë vëmendjen e duhur çështjes së Emigracionit.