Pa probleme përfundoi operacioni i parë për zhvendosjen e emigrantëve dhe refugjatëve nga ishujt e Egjeut.

Më parë mbërriti në portin e Selanikut dhe anija e dytë me rreth 800 azilkërkues nga Mytilíni, ndërsa dje 635 të tjerë nga qendrat e Mórias dhe Kará Tepé u vendosën në qendrën e pritjes në Néa Kavála të Kilkís.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin rreth 1.000 refugjatë dhe emigrantë do të vendosen në qendrën e Néas Kaválas dhe të tjetrët në qendra të ndryshme të Greqisë Veriore.

Komisioni Evropian njoftoi se po ndjekim me kujdes rritjen e flukseve të emigrantëve drejt Greqisë, duke nënvizuar angazhimin e vazhueshëm tij për mbështetje teknike dhe financiare.