Grafisti Lefteri Stefanis me origjinë nga ishulli Samo, i cili jeton në Sidnei të Australisë, «solli në jetë» filozofin dhe matematicienin e famshëm Pitagora me ndihmën e teknologjisë.

Lefteris Stefanis pas një përpjekjeje këmbëngulëse në një program të njohur të përpunimit të fotografive, transformoi me përpunimin e ngjyrave një bust të Pitagorës me një fytyrë sikur është i gjallë.

Pitagora lindi rreth vitit 580 para Krishtit dhe vdiq në Metapontio të Lefkanisë Italiane në moshën 84 vjeç në vitin 496 para Krishtit.

Pitagoras Samios ishte një filozof i madh grek, matematikan, gjeometër dhe teoricien i muzikës. Ai u martua me filozofen dhe shkencëtaren Theano.

Ringjallja e busteve të Grekëve të lashtë nga grafisti samiot zhvillohet në kuadrin e projektit me titull «BW – Back to Life».