Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner për përparimin e Mënyrës Evropiane të Jetës, Margarítis Schoinás gjatë prezantimit të Planit të ri për Emigracionin dhe Azilin theksoi: «Erdhi momenti për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin».

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: «Sot propozojmë një zgjidhje evropiane për rindërtimin e besimit midis shteteve -anëtare dhe besimin e qytetarëve në aftësinë tonë, për të menaxhuar çështjen e emigracionit si Bashkim Europian».

Komisioni Europian pas zjarrit që shkatërroi strukturën në Moria, njoftoi krijimin e një grupi të posaçëm të punës për përmirësimin e gjëndjes së refugjatëve dhe emigrantëve në Lesvo.

Grupi special do të ndihmojë në sigurimin e menaxhimit efektiv të çështjes së emigracionit, duke përfshirë kushte të kënaqshme të jetesës, siguri më të madhe përmes procedurave më të shpejta dhe një shpërndarje më të ekuilibruar të përgjegjësisë dhe solidaritetit. Grupi special do të bashkëpunojë ngushtë me organizata të BE-së dhe organizata ndërkombëtare që ndodhen atje.

Si një veprim përparësor, grupi special «task force» do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke për ndërtimin e strukturave të reja, për pritjen e tyre në muajt e ardhshëm.

Strukturat do të jenë të nivelit evropian, do të jenë të qendrueshme dhe do të sigurojnë shërbime për kujdesin shëndetësor.

Gjithashtu do të marrë parasysh nevojat e veçanta të grave, fëmijëve dhe familjeve dhe do të kërkojë pjesëmarrje më të madhe të organizatave të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, të tilla si UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Eigracionin.