«Disbursimi do të fillojë në vitin 2021 në bazë të planit strategjik kombëtar, që do të paraqesë qeveria greke në mes të muajit Tetor », tha ministri i Financave Hrístos Staïkoúras për programin e kohës së aktivizimit të Fondit evropian të Rimëkëmbjes dhe planin e qeverisë për një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë.

«Qëllimi i dyfishtë është të mbështesim ekonominë greke në një afat të shkurtër dhe të trajtojmë pasojat ekonomike dhe sociale të krizës shëndetësore dhe së dyti të hedhim themelet për rimëkëmbjen e shpejtë dhe të qëndrueshme të ekonomisë greke», vuri në dukje z.Staikouras.