Sekretariati i Përgjithshëm i Diplomacisë Publike dhe Helenizmit të Diasporës, i ministrisë së Jashtme dhe Qendra e Studimeve Greke e Fondacionit «STAVROS NIARCHOS» në Universitetin Simon Fraser (Simon Fraser University) në Vancouver njoftoi një platformë dixhitale.

Është fjala për një platformë dixhitale të mësimit të gjuhës greke dhe të kulturës greke. Nga data (06.10.2020) përdoruesit e platformës www.staellinika.com, mijëra fëmijë grekë në të gjithë botën si dhe fëmijë të kombësive të ndryshme që mësojnë greqisht, mund të përdorin versionin e plotë të aplikacionit, me përmbajtje shtesë dhe mësime të gjuhës dhe kulturës greke.

Në veçanti, prindërit, mësuesit dhe nxënësit do të përdorin kurse të reja mbi gjuhën dhe kulturën greke, që janë përkatësisht për nxënës të grupmoshave të ndryshme. Këto mësime janë në Greqisht për fillestarë të moshave (4+, 6+, 9+ dhe 13+), Histori dhe Mitologjinë Greke. Zbatimet tashmë janë në dispozicion për pajisjet mobile iOS dhe Android (telefona dhe tablets, lap top).

Sipas informimit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Diplomacisë Publike dhe Helenizmit të Diasporës vihet në dukje se në zbatimin e tij pilot në muajt e mëparshëm, u regjistruan 13.000 përdorues nga 110 shtete. Gjithashtu, shënohet se në Majin e vitit 2020, platforma u zbatua me një program pilot në shkolla të zgjedhura të Kryepeshkopatës Ortodokse Greke të Amerikës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Fesë dhe Qendrën për Studime Greke në Universitetin Simon Fraser.