Greqia renditet në vendin e 2-të në botë (pas Spanjës) në mesin e 47 vendeve për vitin 2020 me 497 «Flamuj Blu» për plazhet e saj.

Gjithashtu flamuri blu është dhënë për 14 marina dhe 6 skafe turistike. Në Greqi, vendin e parë e mban përsëri rajoni i Halkidikisë me 94 Flamuj Blu.

Me këtë mënyrë, jepet çmimi për cilësinë e shkëlqyeshme të ujit që kanë bregdetet greke dhe nivelin e lartë të shërbimeve që ofrojnë për qytetarët, ndërsa në të njëjtën kohë sigurohen kriteret e higjienës dhe mbrojtja e shëndetit publik.

«Flamuri Blu» është simboli ndërkombëtar ekologjik më i njohur dhe më i përhapur i cilësisë në botë dhe jepet që nga viti 1987 në ato plazhe dhe marina, të cilat plotësojnë kërkesat e rrepta për këtë çmim.

Ministri i Turizmit, Cháris Theocháris në mesazhin e tij theksoi ndër të tjera, se këtë vit «Flamujt Blu» kanë një rëndësi të veçantë për turizmin grek, pasi ato simbolizojnë dëshirën dhe vullnetin për t’u rikthyer në normalitet».