Një polemikë të re politike kanë shkaktuar trajtimet e qeverisë për përballimin e motit të keq me emrin kodik «Mídeia».

SYRIZA në deklaratën e saj flet për paaftësinë e stafit të qeverisë dhe thekson: «Pas 10 ditë «mbledhje» që zhvilloi, atë që arriti me dëborën e parë, ishte të mbeten ishuj të tërë pa energji elektrike në acar dhe më në fund të ndajë Greqinë në dy pjesë me zgjidhjen e vetme që ajo di për çdo gjë: Ndalimin e qarkullimit».

«Në cilin vend tjetër evropian një qeveri mbyll befasisht rrugët nacionale, për të përballuar një fenomen të njohur të motit?» theksohet nga Lëvizja për Ndryshimin.

Zëdhënësi i qeverisë Hristos Tarantilis mbrojti vendimin e qeverisë, për të ndaluar qarkullimin në autostradën Athinë-Lamia.

«Qeveria veproi me kujdes. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë» vuri në dukje ai, duke iu përgjigjur kritikave të Opozitës.