Kryeministri Aleksis Tsipras u takua sot në pallatin Maksimou me Presidentin e Bolivisë, Evo Morales, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare dy- ditore.

Bolivia është një vend i largët, por na bashkojnë vlerat e përbashkëta, përpjekjet e përbashkëta dhe idealet e përbashkëta, tha kryeministri Aleksis Tsipras, duke përshëndetur presidentin e Bolivisë, Evo Morales.

Z.Tsipras iu referua përpjekjeve për demokraci dhe drejtësi sociale në Bolivi dhe vuri në dukje se ishte e vlefshme vizita e z.Morales më parë në Akrópoli, një monument unik ekumenik për të gjithë njerëzimin, në Athinë, në djepin e Demokracisë.

«Lufta e përbashkët e popujve kundër të gjitha formave të represionit dhe totalitarizmit është sot më shumë se kurrë e nevojshme që të bashkohemi, në përgjigje të sfidave të reja me të cilat përballemi», theksoi kreu i qeverisë greke, duke i kërkuar presidentit të Bolivisë t’i transferojë popullit të tij përshëndetjet e sinqerta dhe ndjenjat e thella të solidaritetit.

Nga ana e tij, presidenti i Bolivisë i bëri ftesë kryeministrit Aléksis Tsípras për të vizituar Bolivinë dhe shprehu entuziazmin e tij, për faktin se sot në mëngjes ai vizitoi Akropolin dhe Muzeun e Akropolit, duke vënë në dukje se në Athinë lindi demokracia.

Në të njëjtën kohë, zoti Morales falenderoi popullin grek dhe zotin Tsipras për përpjekjet që bëjnë për Demokracinë.