Në takimin që do të ketë sot kryeministri Kyriákos Mitsotákis me Presidentin e Republikës së Qipros Níko Anastasiádi, në Pallatin Maksimou, pritet të diskutohet çështja e provokimeve turke.

Presidenti i Qipros, Níkos Anastasiádis do të informojë z.Kyriako Mitsotaki për zhvillimet e fundit në çështjen e Qipros dhe konsultimet me të Dërguarën e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jane Holl Lute dhe në të njëjtën kohë do të diskutohen hapat e ardhshëm në përpjekjen për rifillimin e negociatave.

Duke iu referuar kërcënimeve të reja të Ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu nga territoret e okupuara, qeveria qipriote theksoi se tregojnë përgjegjësinë e Ankarasë për mos zgjidhjen e problemit të Qipros dhe minojnë perspektivën e rifillimit të bisedimeve.