Qindra refugjatë në Lesvo kaluan natën e dytë në rrugë, duke u përpjekur të krijojnë një strehë për t’u mbrojtur, pasi ende nuk është gjetur zgjidhje për zhvendosjen e tyre.

Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian Margarítis Schoinás gjatë vizitës së tij në Mytilini tha se, Moria është këtu për të kujtuar Evropën, që duhet të ndryshojmë dhe është e pakonceptueshme se ajo ende nuk ka një politikë të përbashkët për emigracionin.

Ministria e Emigracionit dhe Azilit po bën çdo përpjekje të mundshme, për të gjetur një zgjidhje për strehimin e refugjatëve dhe emigrantëve që jetonin në Qendrën e Pritjes dhe Identifikimit të Morias, pasi vetëm të miturit e pashoqëruar u transferuan në strukturat që ndodhen brenda vendit.

«Refugjatët dhe emigrantët janë kryesisht një problem evropian dhe si i tillë duhet të trajtohet», theksoi nga ana e saj presidentja e Republikës Katerína Sakellaropoúlou.