Studentët dhe punonjësit e spitaleve publike do të organizojnë sot protesta, megjithëse ndalohen tubimet me mbi 100 persona.

Duhet të përmendim se me vendim të Policisë Greke ndalohen nga data 26 Janar deri më 1 Shkurt të gjitha tubimet në ambiente të hapura, në të gjithë vendin, në cilat marrin pjesë më shumë se 100 persona.

Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitaleve Publike (POEDIN) ka organizuar protesta në hyrjet e spitaleve dhe qëndrat e Rajoneve Shëndetësore.

Gjithashtu, një tubim pan-arsimor kundër projekt-ligjit të ministrisë së Arsimit organizohet në Propylea në orën 13:00 pas mesditës.

Në këtë tubim marrin pjesë Administrata e Lartë e Nënpunësve Shtetërorë (ADEDY), Qendra e Punës e Athinës (EKA), të gjitha Federatat e Mësuesve dhe Profesorëve, punonjësit e Universiteteve, Organizata të Studentëve dhe të nxënësve, prindër, organizata të rinisë dhe përfaqësues të partive që kundërshtojnë gjithashtu ndalimin e tubimeve publike të më shumë se 100 personave.

Stacioni i metrosë “PANEPISTIMIO” është i mbyllur.