Në Këshillin e Çështjeve të Jashtme të BE-së, që do të zhvillohet sot me një telekonferencë, do të diskutohet përsëri çështja e Turqisë, duke u nisur dhe nga provokimet e reja të qeverisë Erdoğan në Qipro, gjatë vizitës së presidentit turk në Varosia si dhe planet e ndarjes së Qipros që adopton dhe udhëheqësi i ri i pseudo-shtetit.

Dhe veprimet e fundit të Ankarasë tregojnë se nuk është në planet e saj ulja e tensionit, në mënyrë që të fillojnë bisedimet, as për çështjen e zonave detare dhe as për problemin e Qipros.

Ministri i Jashtëm i Qipros, Nikos Hristodoulidis kishte informuar ditët e fundit homologët e tij evropianë dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme z.Borel, për pasojat e politikës së dy shteteve, që tashmë i përparon hapur Ankaraja.

Bashkimi Europian shprehu kundërshtimin e tij të fortë për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, por kjo nuk është e mjaftueshme për të frenuar planet turke për «barazi të sovranitetit» të palës turko qipriote me Republikën e Qipros.

Çështja e Turqisë do të paraqitet dhe nga ministri i Jashtëm i Austrisë Aleksandër Salenberg, me një propozim për pezullimin e bashkimit doganor dhe të bisedimeve të anëtarësimit në BE, të cilat në thelb kanë «ngrirë».

Gjithashtu, edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të bëj një informim për situatën në Mesdheun Lindor, pasi anija «Oruç Reis» vazhdon kërkimet në shelfin kontinental grek. Në këtë diskutim pritet të duket se si formohet ekuilibri në kuadër të Këshillit të ardhshëm të Jashtëm në muajin Dhjetor, që do të përgatisë Samiti i Lartë (10-11) për marrëdhëniet BE-Turqi.

Në Këshillin e sotëm do të diskutohen marrëdhëniet e BE-së me SH.B.A-në pas zgjedhjes të z.Biden si dhe zhvillimet në Afganistan, Bjellorusi, Etiopi dhe Nagorno-Karabah. Në të njëjtën kohë do të bëhet dhe një diskutim për çështjen Palestineze me ministrin e Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.