Qeveria do të kërkojë aktivizimin e sanksioneve kundër Turqisë në Samitin e Lartë të BE-së, i cili fillon në pasdite në Bruksel.

Athina i jep fund perspektivës së rifillimit të kontakteve pas provokimeve të reja turke.

Këtë do të mesazhojë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Këshillin Evropian Evropian, por edhe në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, i cili do të zhvillohet më parë.

«Këshilli Evropian do të vlerësojë situatën në lidhje me Turqinë», theksoi një burim evropian, duke biseduar me gazetarët dhe njëkohësisht vuri në dukje «solidaritetin e BE-së për Greqinë dhe Qipron».

Duke u referuar në vendimet e Samitit të Lartë të mëparshëm, i njëjti burim evropian vuri në dukje, se «është caktuar një afat kohor deri në muajin Dhjetor si dhe është rënë dakort mënyra për përballimin e situatës».

Rikujtojmë se pas Samitit të mëparshëm, si presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kishin theksuar se BE-ja ka në dispozicion të saj «mjete», të cilat do të përdorë nëse qeveria Erdogan do të vazhdoj veprimet e njëanshme.

Gjithashtu, në këtë Samit do të diskutohet për pandeminë në Evropë, Brexit, ndryshimi i klimës.