Në bisedimet që kishte z.Mitsotakis me homologun e tij holandez Mark Rutte, u konstatua konsensus për çështjet e mëdha të axhendës evropiane dhe besim në përpjekjen për reformat dhe në mundësitë e vendit për zhvillimin ekonomik.

Kryeministri Kyriákos Mitsotákis nga ana e tij dërgoi mesazhin se Greqia ka ndryshuar, krijon një mjedis miqësor për investimet dhe është protagoniste në kërkimin e zgjidhjeve për çështje të mëdha, siç janë ekonomia, mjedisi dhe çështja e emigracionit dhe refugjatëve.

Qeveria greke i kushton një rëndësi të veçantë faktit, se Hollanda si investitori më i madh i huaj në Turqi, njeh vazhdimin e provokimeve turke dhe shkeljeve në Mesdheun Lindor, pavarsisht nga sanksionet që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj vendit fqinj.

Sipas burimeve qeveritare, kreu i qeverisë greke nga Haga komunikoi me presidentin e Republikës së Qipros, Níko Anastasiádi dhe ranë dakord të takohen më 10 Shtator në Athinë.