Një rekord të ri historik prej 33,80 euro shënuan eksportet greke në vitin 2019, duke kontribuar në rritjen e ekonomisë greke, sipas të dhënave të Shoqatës Panheline të Eksporteve.

Në njoftimin e Shoqatës theksohet se pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat që u paraqitën në tregtinë ndërkombëtare (taksat doganore që vendosi presidenti amerikan Donald Trump, BREXIT) vitin e kaluar, eksportet arritën të ruajnë ecurinë e tyre dinamike.

Eksportet gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Shoqatës Panhelenike të Eksporteve, u rritën me një total prej 329,1 milion euro ose rreth 1% dhe arritën në 33,80 miliardë euro nga 33,47 miliardë euro që ishin në vitin 2018.

Por, në të njëjtën kohë dhe importet shënuan rritje në vitin 2019 me rreth 1,4 miliard euro ose rreth 2,6 % në krahasim me vitin e kaluar dhe vlera e tyre totale arriti në rreth 55,52% miliard euro.