Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi të Martën 52 raste të reja me covid-19.

Nga këto 11 janë të ardhur nga jashtë, ndërsa 41 rastet e tjera janë konfirmuar: 14 në Attikë, 9 në Selanik, nga 4 në Kavála, Ahaḯa, Lésvo, nga 2 në Magnisía, Imathía dhe nga 1 në Halkidikí dhe Évvoia.

Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi arriti në 4.279, ndërsa deri më sot 203 persona kanë humbur jetën nga ky virus dhe 8 pacientë janë shtruar në spital në gjëndje të rëndë.

Qeveria dhe mjekët specialistë të sëmundjeve infektive janë të shqetësuar për rritjen e përditshme të rasteve të koronavirusit, që regjistrohen ditët e fundit.

Për këtë arsye, ministria e Mbrojtjes Civile njoftoi se nga sot është i detyrueshëm përdorimi i maskës në të gjitha vendet e mbyllura, për punonjësit dhe qytetarët, përveç kishave, ndërsa për shkelësit parashikohet gjobë 150 euro.