Shqetësim të madh shkakton rritja e numrit të personave të infektuar nga koronavirusi në Attikë, pasi u konfirmuan më shumë se gjysma e rasteve me covid-19. Nga të dhënat epidemiologjike do të varen dhe vendimet e qeverisë në ditët në vijim.

Në Selanik do të shkojnë të enjten Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis dhe zëvendës ministri Nikos Hardalias, për të zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në Rajonin e Maqedonisë Qendrore, për pandeminë, rritjen e rasteve por dhe përhapjen e varianteve të virusit britanik.

Ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Chardhalias, Presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) Panagióti Arkoumanéa dhe profesori Sotíri Tsiódra, do të informojnë në orën 15:00 pasdite,Komitetin e Institucioneve dhe Transparencës të Parlamentit, për të gjitha të dhënat në lidhje me përballimin dhe menxhimin e pandemisë.

Organizata Kombëtare e Shndetit Publik (EODY) konfirmoi rritjen e rasteve në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar të EODY, janë regjistruar 1261 raste të reja me covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve është gjithsej 158.716, nga të cilat 52.0% janë burra. Në Attikë u konfirmuan 652 raste, 126 në Selanik , 64 në Achaia, ndërsa 204 janë testuar pozitiv në variantin e virusit britanik dhe 1 person i infektuar nga virusi i Afrikës së Jugut.

244 persona kurohen të intubuar në spital. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç. 86.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje ose janë të moshës mbi 70 vjeç.

Gjithashu u regjistruan 22 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave gjithsej në 5851. Mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën nga koronavirusi ishte 79 vjeç dhe 95.5% kishin një sëmundje ose ishte mbi 70 vjeç.1131 pacientë kanë dalë nga njësitë e terapisë intensive (ICU) që nga fillimi i pandemisë.