Zëvendës kryeministri dhe ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Giánnis Dragasákis u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), Ángel Gurría, me rastin e Samitit të katërt Ndërministror të Komitetit për Zhvillimin Rajonal të OECD-së, që do të zhvillohet më 19 dhe 20 Mars në Athinë.

Në këtë samit do të diskutohen sfidat dhe mundësitë që krijojnë tendencat e mëdha ndërkombëtare për rajonet, qytetet dhe zonat rurale dhe të formojnë politikën e menaxhimit të tyre.

Samiti zhvillohet çdo pesë vjet në shtete të ndryshme – anëtare të OECD-së dhe këtë vit kanë konfirmuar se do të marrin pjesë 20 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të prodhimit nga e gjithë bota. Gjithashtu, do të përfaqësohen edhe 30 vende e organizata me delegacionet e tyre.

Në një deklaratë për këtë Samit, ministria e Ekonomisë thotë se pala greke është dakord me vlerësimin, se politika rajonale është «politika e politikave», pasi në nivel rajonal dhe lokal zbatohen iniciativa dhe politika në mënyrë të plotë dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarin.