Për situatën aktuale kritike, sfidat me të cilat përballet Evropa për të vënë në provë formën dhe funksionin e saj, sot Samiti i 27 vendeve në Bratislavë, synon në një rilëvizje të Bashkimit Evropian, përmes diskutimeve që do të zhvillohen për të ardhmen e ndërtimit evropiane dhe pas Brexit.

Takimi i 27 udhëheqësve të shteteve anëtare synon, sipas presidencës sllovake, «të dërgojë një mesazh të qartë se BE-ja mbetet e fortë dhe është në gjendje të arrijë marrëveshje dhe të bëj përmirësime në jetën e përditshme të qytetarëve të saj».

Siguria-mbrojtja, çështja e Refugjatëve dhe Emigrantëve dhe Ekonomia janë tre çështjet kryesore në axhendën e bisedimeve në Bratislavë.

Pala greke, vjen në këtë samit me deklaratën e Athinës që hartuan dhe miratuan të shtatë udhëheqësit e Mesdheut jugor të BE-së, të premten e kaluar gjatë takimit të tyre në kryeqytetin grek, por do të paraqesë dhe pozicionet e veta.