Kryeministri Aleksis Tsipras do të ndodhet sot në Jeruzalem, për të marrë pjesë në Samitin e lartë trepalësh Greqi-Qipro-Izrael, në cilin merr pjesë dhe Sekretari amerikan i shtetit, Michael Pompeo, një fakt që konfirmon rolin e përshkallëzuar të Athinës dhe Nikosias.

Kryeministri grek Aléksis Tsípras, presidenti i Republikës së Qipros Níkos Anastasiádis, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Sekretari amerikan i shtetit Michael Pompeo, do të diskutojnë zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe bashkëpunimin në fushat e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes, ekonomisë dhe emigracionit.

Sipas burimeve qeveritare, kreu i qeverisë greke do të nënvizojë se transferimi i sigurtë i burimeve energjitike në Bashkimin Evropian, nëpërmjet shumëfishimit të burimeve, është një nga boshtet kryesore të politikës së jashtme. Në këtë kontekst, pritet shumë shpejt të njoftohet nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare, për përparimin e projektit të gazsjellësit East-Med (nga Mesdheu Juglindor në Europë).

Siç venë në dukje burime të qeverisë, ky takim tregon mbështetjen e SHBA-së për bashkëpunimin tre-palësh Greqi-Qipro-Izrael dhe shënon rolin më të madh të të tre vendeve për sigurinë dhe zhvillimet në fushën e energjisë në Mesdheun Lindor.

Kryeministri Aleksi Tsipra do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Giórgo Katroúngalo dhe ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Giórgos Stathákis.