Ndryshime të mëdha pritet të sjellë në hartën e energjisë të Qipros dhe rajonit më të gjerë, zbulimi i gazit natyror nga Exxon-Mobil në parcelën 10-të të Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros (AOZ), pasi madhësia e tij varion nga 5 deri në 8 trilionë metër kub.

Ministri qipriot i Energjisë, Giórgos Lakkotrýpis deklaroi se ky zbulim siguron praninë e Exxon-Mobil në rajon, duke thënë se kompania është gjithashtu e interesuar të aktivizohet dhe në Greqi.

Gjithashtu, z.Lakkotrýpi theksoi se është një nga zbulimet më të mëdha në mbarë botën gjatë tre viteve të fundit dhe shtoi se në muajt e ardhshëm do të vlerësohet me saktësi sasia e gazit. Në të njëjtën kohë, ministri qipriot i Energjisë njoftoi se në shpimin e parë në objektivin «Delfýni» nuk ishte zbuluar ndonjë sasi e gazit natyror.

Sipas kompanisë, u bë një shpim në «parcelën 10-të», në një thellësi prej 4.200 metra nën nivelin e detit dhe në thellësinë e ujit prej 2.063 metra.