Rriten rastet e koronavirusit në vendin tonë, ndërsa mjekët specialistë grek janë të shqetësuar për përhapjen e covid-19 në qytetet e mëdha, por edhe për rritjen e rasteve të infektuar nga koronavirusi të fëmijëve (nga foshnja deri në 17 vjeç).

Nga 57 rastet e reja që njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në datën 29 Korrik, 13 janë nga jashtë, ndërsa 44 rastet e tjera janë konfirmuar: 18 në Attikë, 11 në Selanik, 7 në Kavála, 2 në Lefkáda dhe nga 1 në Ahaḯa, Imathía, Kilkís, Korinthía, Dodekánez dhe Rodópi.

Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi arriti në 4.336, ndërsa deri më sot numri i viktimave është 203.

Sipas të dhënave epidemiologjike të EODY, që nga fillimi i mbikëqyrjes të situatës deri më 8 Qershor, 167 fëmijë ishin diagnostikuar pozitivë dhe më pas u shtuan edhe 98 raste të tjera, duke e çuar numrin total sot në 265.