Guvernatori i Bankës së Greqisë, Giánnis Stournáras në një intervistë për televizionin Bloomberg deklaroi se ekonomia greke do të ketë një zhvillim të madh në vitet e ardhshme nga plani i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, që u miratua në Korrik.

Z.Stournaras theksoi se 32 miliardë euro, që Greqia do të marrë nga plani i rimëkëmbjes evropiane, do të kenë një ndikim shumë pozitiv në ekonomi dhe do të rrisin ritmin e zhvillimit të ekonomisë së saj rreth 2% mesatarisht në periudhën 2021-2026.